Report TV -Rama tregon me cilët ekspertë po konsultohet për legalizimin e kanabisit mjekësor

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama u shpreh se për draftin nuk janë konsultuar me BE-në, por me ekspertë të fushës të disa vendeve ku ka pasur eksperienca të legalizimit të hashashit për arsye mjekësore. "Ka thënë të vërtetën, nuk jemi konsultuar me delegacionin e KE-së për projektin, as unë nuk e thashë. Nuk ka asnjë vlerësim për këtë rast, pasi e vërteta është që nuk ka asnjë konsultim të bërë me delegacionin e BE-së me këtë projekt, konsultimet i kemi bërë me ekspertë të fushës në disa vende ku ka pasur eksperienca jo të legalizimit të hashashit, por futjes në jetën ekonomike dhe veprimtarinë sipërmarrëse të vendit të përpunimit të kanabisit mjekësor" tha Rama.

Recommended