Report TV - Riatdhesimet/ Akomodimi i emigrantëve në hotele i kushtoi shtetit 95.2 mln lekë

  • 4 years ago
TIRANË- Akomodimi në hotele të kthyera në struktura karantinuese i të gjithë të riatdhesuarve i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 95.2 milionë lekë.

Kjo vlerë që ka shkuar për akomodimin e këtyre qytetarëve është përballuar nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, që është në vlerën e 16.2 miliardë lekë.Për të gjithë të riatdhesuarit shteti mori përsipër të paguaj 14 euro ditën e akomodimit në hotel, ndërkohë që vetë qytetarët do të paguanin 7 euro.

Ndërkohë me rregullat e reja, tani më çdo qytetar që vjen nga jashtë, nuk do të duhet të karantinohet në hotele, por në shtëpitë e tyre sipas rregullave të përcaktuara!

Recommended