Rudina - Vere 2020/A do te bejme pushime kete vit! (06 maj 2020)
  • 4 years ago
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #Klan #AlmaCupi #OrnelaZholaj #IsmailHoxha

Gazetarja Alma Çupi pavarësisht pandemisë ka vijuar me emisionin e saj ?Histori shqiptare?.  Për shkak të punës së saj, gazetarja e njohur shqiptare udhëton shumë jo vetëm në Shqipëri, por gjithashtu edhe në vende të ndryshme të botës. Aktualisht është duke xhiruar në Shirokë, Shkodër. Ismail Hoxha do ta realizojë lidhje nga fshati Pëllumbas, ku ndodhet Shpella e Pëllumbasit e njohur edhe si Shpella e Zezë është një vend arkeologjik në  Shqipëri  afër këtij fshati. Kjo  shpellë  hynë ndër gjashtë shpellat karstike të njohura për ekzistencën e tyre në Evropë. Shpella ndodhet 350 metra mbi nivelin e detit dhe formon një tunel diku 70-80 metra të gjatë.

Me afrimin e çeljes së sezonit turistik, ministria e turizmit dhe mjedisit me bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë  kanë hartuar një draft për të orientuar dhe rregulluar parakushtet e nevojshme që duhet të ndërmerren nga sipërmarrjet e shërbimeve turistike përgjatë këtij sezoni turistik , për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit si dhe parandaluar rrezikun e përhapjes së virusit Covid19.Në të përcaktohet saktësisht sesi duhet të sillemi në restorante, në hotele, në plazhe, në pishina, madje edhe si duhet të qëndrojmë kur futemi në det. Gjatë një prononcimi të ditëve të fundit në ABC News krahas drafti ministri I Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi theksoi distancën mes çadrave të plazhit dhe shezlloneve si dhe evitimin e grumbullimeve massive në plazhe?Në draft ëshë përcaktuar që stafi i resorteve duhet të përgatitet të qëndrojë me maska dhe doreza gjatë shërbimit. Një tjetër pikë shumë e rëndësishme e draftit prej 48 faqesh lidhet edhe me vendosjen e çadrave dhe ndenjëset për pushuesit ku duhet të respektohet një distancë prej të paktën 10m nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit dhe hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) duhet të jetë të paktën 3.5 metra.

Ndërsa  gjatë larjes në det, duhet te respektoni distancën 3 m larg nga njëri-tjetri, me përjashtim të rastit kur prindi kujdeset për fëmijën e mitur. Sipas autoriteve ky draft bëhet I vlefshëm pas heqjes së masave kufizueze të vendosura deri tani në shmangien e përpahjes së  koronavirusit.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended