Ndahet nga jeta Maks Velo

  • 4 years ago
Pas disa ditësh që ishte shtruar në spital, arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo ka ndërruar jetë në QSUT. Mjeket thanë për Tv Klan se 84-vjeçari u trajtua në repartin e hematologjisë dhe nuk arriti t?i përballojë komplikacionet e sëmundjes.

Ai lindi në Paris më 31 Gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri në qytetin e Korçës, ku kaloi edhe fëmijërinë.

Pas studimeve në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit, Maks Velo u specializua për arkitekturë dhe në vitin 1960 mori pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë.

Në vitin 1978, Maks Velo u arrestua dhe u dënua me dhjetë vjet burg për agjitacion dhe propagandë, dënim të cilin e vuajti në Spaç.

Si artist, ai krijoi në disa gjini të artit: pikturë, prozë, dhe poezi.

Pas viteve ?90, Maks Velo ka qenë një zë i angazhuar në shumë debate publike, ndërsa nuk ka ngurruar të rrëfejë detaje nga dënimi dhe persekutimi gjatë regjimit komunist.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended