Ora News - Vdekja e punëtorit, raporti i Inspektoratit të Punës: Nuk u respektuan kushtet e sigurisë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një ditë pas aksidentit me pasojë vdekjen e një punëtori 63-vjeçar në zonën e fushës së aviacionit në Tiranë, policia vuri në pranga dy inxhinierët e firmës si përgjegjës për shkeljen e rregullave në punë. Ndërkohë që Ora News ka mundur të sigurojë raportin paraprak të inspektorati të punës, i cili konstaton se shkelje të kushteve të sigurisë në kantierin e ndërtimit.

Mungesa e kushteve të sigurimit teknik në këtë pallat në ndërtim i kushtoi jetën 63 vjeçarit Mhill Perpepaj, mesditën e së enjtes në zonën e fushës së aviacionit.

Ora News ka mundur të sigurojë raportin paraprak të përpiluar nga Inspektorati i Punës, të cilët kanë konstatuar shkelje të kushteve të sigurisë në kantierin e ndërtimit.

Sipas raportit, 63 vjeçari ka rënë nga 3 kate lartësi, ndërsa objekti i ndërtimit nuk ka skela në të gjitha katet.

Kjo ka sjellë dhe pezullimin e punës në objektin Turdiu SHPK, deri në momentin e vendosjes te skelave sipas rregullave ne fuqi.

Në dy vite, subjekti është inspektuar 8 herë nga inspektorati i punës, së fundmi në korrik të vitit 2019.

Në inspektimet e bëra ndër vite, rezulton se herë pas here, subjektit I janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore qe lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë dhe i janë lënë për zbatim, po asnjëherë nuk janë marrë masa administrative.

Ndërkohë që po për këtë ngjarje policia ka vënë në pranga për shkelje të rregullave në punë, inxhinierin e firmës ndërtuese me iniciale B.Ç 42 vjeç dhe inxhinierin për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik me iniciale K. K 26 vjeç të këtij pallati.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ?Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë?.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vdekja-e-punetorit-raporti-i-inspektoratit-te-punes-nuk-u-respektuan-kushtet-e-sigurise

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended