#tvora #rtvoranews Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kalon për gjykim çështjen e dosjes 339.
Vendimi është marrë nga gjykatësja Irena Gjoka e cila një muaj më parë ia ktheu dosjen prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Të pandehur përfundojnë grupi i Avdylajve të Shijakut, në total 22 persona.
Mbi ta rëndojnë akuzat e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.
Në prill, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ktheu për plotësim hetimesh një pjesë të dosjes "339".
Gjykata i dha SPAK 2 javë kohë për të saktësuar faktet për secilin prej të pandehurve.
Mes akuzuarve janë edhe Avdylajt e Shijakut të akuzuarit edhe për laboratorin e drogës në Has.
Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar deri tani me qëllim konfiskimi, pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipërfaqe 300.000 (treqind mijë) m2, e cila ka qënë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal.
Gjatë hetimit pasuror janë sekuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 (pesëmilion) euro.
Dosja 339 u hap në vitin 2016 pas përgjimeve ndaj një rrjeti që trafikonte drogë ndërskohë që hetimi zbardhi edhe episode të manipulimit të zgjedhjeve ku përfshihej edhe ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, dosja e të cilit është ende nën hetim.