Dekreti dhe betimi i Metës/ Rrëzon ligjin e betimeve. “Më 15 mars firmos në Kuvend”

  • 4 years ago
Fjalës së presidentit në këtë manifestim të thirrur në emër të mbrojtje së kushtetutës ,nuk i munguan mesazhet e shumta, kërcënimet dhe ultimatumet për maxhorancën e Edi Ramës.

Kreu i shtetit bëri një rezyme të gjatë duke shpalosur arsyet e mos dekretimit të shumë ligjeve të cilat i quajti koncesione gllabëruese. Përpara mbështetësve të tij, në rrolin e një opozitari por me kostum presidencial, Ilir Meta u shpreh se i ezauroi të gjitha mundësitë për të ndalur kapjen e shtetit.

Gjuha e presidentit shkoi atje ku i dhemb dhëmbi, tek Këshilli Emërimeve në Drejtësi për të cilin tha se veprimet e këtij organi kanë vënë në pikëpyetje sovranitetit e vendit.
Më pas fjalëve të presidentit ia zuri vendin një veprim konkret, firmosja e dekretit që ia kthen kuvendit, ligjin për gjyqtarët dhe prokurorët, ligj që ia zbeh kompetencën kushtetuese në betimit të gjyqtarëve kushtetues.

Presidenti lëshoi një ultimatum të fortë në drejtim të parlamentit. Kreu shtetit u shfaq edhe më një flamur amerikan në dorë duke dhënë këtë argument. Por ambasadorja amerikane Yuri Kim, pro-amerikanizmit të Ilir Metës i dha këtë përgjigje.

?U befasova kur pashë flamurin amerikan në ?manifestimin?? e sotëm. Për të mënjanuar çdo konfuzion, ne dëshirojmë të sqarojmë se, ndërkohë që SHBA mbështet të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me ?manifestimin?? e sotëm?.

Ky tubim i paprecedentë i shërbeu presidentit Ilir Meta për të matur popullaritetin e pranverës Kuq e Zi, përballë një shumice qeverisëse aspak e shqetësuar nga aksioni opozitar me protestat e shkurt-qershorit 2019. Për Ilir Metën ky siç edhe ai e tha ishte vetëm fillimi.




Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel

Recommended