Seanca e sotme plenare, ku trajtohen problematika të evidentuara nga zgjedhësit e tyre është shoqëruar për disa momente nga tonë të forta mes deputetit opozitar Ralf Gjoni dhe atij të mazhorancës, Bashkim Fino. Gjoni, ndërkohë që ishte duke komentuar deklaratën e kreut të qeverisë për emigrantët e huaj, i kërkoi drejtueses së seancës plenare që deputetët të mbajnë qetësi ndërkohë që po fliste. Por një koment i deputetit solli reagimin e Bashkim Finos, ndërsa debati u shoqërua me tone të forta. Ralf Gjoni: Zonja drejtuese e seancës të lutem. Nëse deputetët duan të flasin mund të shkojnë tek kafja, nuk është normale. Vasilika Hysi: Keni të drejtë zoti gjoni. Kolegë mbani qetësi, respektoni kolegun që është duke folur. Ju lutem dëgjojmë kolegun, po flasim për çështje të zgjedhësve tanë. Ralf Gjoni: Sindroma e qeverisjes socialiste rilindase. As nuk e çan njeri kokën për hallet e qytetarëve. Edhe njëherë, ky kryeministër... Bashkim Fino: Mos fol budallallëqe. Ralf Gjoni: Çfarë je ti kryetar i parlamentit që më flet kështu nga salla? Çfarë je ti? Pronar je? Po kërkoj respekt se unë i dëgjova të gjithë... Bashkim Fino: Ik ore andej. Ralf Gjoni: Po kërkoj respekt minimal për fjalën. S?jemi në komunizëm këtu, se e di ju ka ngel ora në komunizëm. Bashkim Fino: Lëre mo komunizmin ti. Ralf Gjoni: Zonja drejtuese e seancës vini rregull dhe respektoni opozitën. Vasilika Hysi: I kam tërhequr vëmendjen kolegëve. Ralf Gjoni: Tërhiqja pra vëmendjen se neve na ndërpret fjalën kryetari./tvklan.al