Hyri me pranga doli i lirë! Momenti kur Henri Çili i buzëqeshur përqafon familjarët

  • 4 years ago
Botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili në orën 12:00 të ditës së sotme u fut me pranga në duar, ndërsa 9 orë më pas ka dalë nga ambientet e gjykatës së Përmetit i buzëqeshur duke përqafuar familjarët dhe afërmit që e prisnin jashtë, pasi iu ndryshua masa e sigurisë dhe tani do të hetohet dhe gjykohet në detyrim paraqitje.

Report Tv sjell pamjet e momentit kur Çili doli nga gjykata i buzëqeshur dhe familjarët e miqtë e prisnin jashtë. Çili nuk ka pranuar që të bëjë asnjë koment për mediat pasi doli nga gjykata duke u larguar. Paraditen e sotme para gjykatës së Përmetit ishin të pranishëm edhe bashkëpunëtorë, kolegë dhe mbështetës të botuesit dhe pronarit të UET-së për 't'i dhënë zemër'.

Recommended