Përvjetor martese në çdo 4 vjet/ Çifti që zgjodhi 29 shkurtin e 2016 dhe feston ditën e celebrimit
  • 4 years ago
Viti i Brishtë, është ai që muaji shkurt ka 29 ditë ndryshe njihet dhe si viti i trishtë. Por për Arensin dhe Erjonën, muaji shkurt me 29 ditë do të thotë begati. Ky çift nuk feston ditëlindjen njëherë në 4 vjet, por përvjetorin e martesës. Në shkurt të 2016 ata u bekuan me fëmijën e tyre të parë.

? Muaji Shkurt nisi mbarë për ne me lindjen e djalit tonë dhe menduam që me datë 29 me celebrimin e martesës sonë?

Pas 4 vitesh, ndryshe nga të tjerët ata festojnë përvjetorin e tyre të parë. Çifti, Çela kur bën bilancin e jetës në këto katër vite rezulton që kanë shijuar një martese të lumtur, ata janë rritur në profesion, gjithashtu kanë arritur dhe të kenë një shtëpi të tyren.

? Me ndryshime. Djali është rritur, ne jemi më të lidhur me njëri-tjetrin dhe më të bashkuar sigurisht dhe më të lumtur për uraganin e vogël që kemi në shtëpi. Shpresojmë me ndryshime më të mëdha përderisa festojmë njëherë në 4 vjet. ?

Erjona tregon se planet për përvjetorin e dytë, ajo uron që të jetë po kaq i hareshëm sa I pari.

? Mbase me ndonjë bebush tjetër në këtë 4 vjetorin e ri, pra me përvjetorin e dytë. Plane për sot kemi? Kjo është surprizë për në darkë. ?

Për Arensin kjo është një datë e veçantë, ai ia këshillon dhe çifteve të tjera që lidhjen e martesës ta bëjnë më 29 shkurt.

? Është shumë ekonomike, ia këshilloj të gjithëve sepse gjërat e bukura ndodhin një herë në 4 vjet si kampionati botëror dhe ai Europian. Kjo është një arsye si për të kursyer dhe për tu gëzuar më shumë. ?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Martesat#TopChannel
Recommended