Rama i thurr lavde bashkeshortes: Kemi nje shtëpi anti-sizmike fale Lindes

  • 4 years ago
#edirama #lindarama #kongresiips #tvklan

Kryeministri Edi Rama: Kemi një shtëpi që falë Lindës është anti-sizmike dhe përballon edhe tërmetet e mia. Falë saj, Aneta, që më shikon aq rrallë, ka gjetur një vajzë që sikur ta kishte bërë vetë, nuk do e bënte dot kaq brenda standardeve dhe kritereve të saj. Se Aneta është më e vështirë se BE për standarde, kritere, prioritete. Dhe falë Lindës unë nuk kam qenë kurrë vetëm. Në asnjë nga jo pak kohët e vështira, kemi qenë bashkë në një pjesë të kohës së të përditshmes. Ndërkohë që po i thosha një koleges tuaj, mos u mërzit, me ngjitjen vjen dhe era më e fortë. Me thënë të drejtën më vjen shumë keq që aq padrejtësisht Lindës i është dashur që edhe të përballojë baltën e mëhallës të opozitave tona, por ky është çmimi që duhet të paguhet fatkeqësisht kur vendos të merresh me politikë në këtë vend. Dhe aq më tepër kur të bie hisja siç më ka rënë mua, që të kesh përballë llojin më të ulët të konkurrentëve që ne kemi pasur për vite të tëra.

Recommended