Report TV - Linda Rama në Kongres: O e bën PS këtë vend, o askush tjetër

  • 4 years ago
Nën duartrokitjet e delegatëve të Partisë Socialiste, podiumit të Kongresit iu drejtua edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama. Fokusi kryesor i fjalës së gruas së kryeministrit, ishin fëmijët dhe një ofertë e re që duhet të ketë për gjeneratën e re. Qendrat komunitare, çerdhet, kopshtet, shkollat dhe mjediset argëtuese zunë vendin kryesor në fjalën e saj. Ajo ngriti pyetjen se përse nuk kemi ende një teatër të ri për fëmijët, kur harxhohen fonde për mega show si festivali në RTSH? Një tjetër pyetje, që ngriti Linda Rama ishte se përse sot nuk kemi një sistem funksional të klasave sportive për fëmijët në shkolla? Sipas saj, kryeministri, që është edhe bashkëshorti i saj, nuk i ka dhënë një argument bindës për këtë cështje.

"Mirëse iu gjej. Përveç pjesëmarrjes në takimet e fillimit dhe mbylljes së fushatave kam ruajtur me fanatizëm. Por befasisht e ndeja të natyrshme edhe ftesën që m'u bë dhe për të marrë fjalën. Them befasisht se kam ndjerë të kundërtën për t'u shfaqur protagoniste. Pseja e pranimit të kësaj ftese mbase do të dalë në rreshtat e fjalës sime, por mu duke momenti dhe vendi i duhur për të folur, faleminderit kujt i shkoi mendja për të më ftuar. Fjala ime nuk pretendon të jetë asgjë më shumë sesa për të ndarë me ju disa mendime modeste.

Në vjeshtën e 2005 PS-ja zgjidhte kryetarin e ri, në atë kohë kishim filluar të aplikonim shkollat komunitare në jug të vendit, diku në Gjirokastër. Kryetari i asaj komune ishte delegat në kongresin e trazuar që zgjidhi kryetar Edin. Në përfundim delegati erdhi në zyrë dhe dikush nga ne e pyeti dhe ai tha 'nuk zgjodhëm ne tha, kryetarin, por fëmijët tanë, që na mbytën me mesazhe duke na thënë 'zgjidhni atë të gjatin se është modern, ai'. Edi erdhi në krye të PS-së si thirrje e fëmijëve të atyre që i dhanë jo pak Shqipërisë pas daljes në rrugën e lirisë dhe demokracisë. Ka ndodhur një ndryshim i madh i paimagjinueshëm.

Category

📺
TV

Recommended