Ora News - Masat që propozon policia për parandalimin e aksidenteve

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Policia e Shtetit ka propozuar rritje të gjobave në një nivel tre deri katër herë më të lartë se sa parashikon kodi rrugor. Ndryshime parashikohen në rastin e drejtimit të mjetit kur drejtuesi ka konsumuar alkool apo dhe kur përdoret celulari gjatë drejtimit. Masat ndëshkimore shkojnë deri në 40 mijë lekë si dhe heqja e të gjithë pikëve të patentës.

Një tjetër masë është dhe këshillimi, por pas rastit të tretë veprohet me gjobë.

Numri i viktimave në rrugë është një këmbanë alarmi, por për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj aksidentet me pasojë vdekjen janë në rënie.

Lleshaj: Në 2019, Shqipëria regjistroi 227 të vrarë në aksidente nga 378 që numëronte në 2009, duke shënuar një ulje prej 40%.

Propozimet për ndryshimet në kodin rrugor pasi të miratohen në Këshillin e Ministrave do të duhet të kalojnë për votim në parlament.

Ndryshimet në Kodin rrugor:

?Testi i Idiotit? shtohet për shkelje të rënda të normave të sjelljes të përsëritura gjatë drejtimit të mjetetit, Policia e Shtetit detyron drejtuesin të kryejë vizitë mjekësore (test psikologu) për të dëshmuar aftësinë e tij për lejimin e mbajtjes së lejes së drejtimit.

Gjithashtu një pikat që shtohet është një shtesë në: ?Drejtim i mjetit nën ndikimin e alkolit?. Kur drejtuesi i mjetit konstatohet me pije alkolike nga ora 19:00 deri në 06:00, gjoba është 30% më e lartë.

Gjithashtu do të rritet edhe gjoba për drejtimin e mjetit nën efektin e alkolit, nga 5 mijë shkon në 15 mijë lekë.

E njëjta gjë ndodh edhe me përdorimine celularit në timon. Gjoba shkon nga 5 deri në 15 mijë lekë, dhe në rast se gjoba përsëritet tre herë, drejtuesit i zbriten 10 pikë nga patenta.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/nga-testi-i-idiotit-te-gjobat-150-mije-leke-celularin-masat-qe-propozon-policia-parandalimin-e-aksidenteve

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended