Esat Mala nën urdhrat e Sormanit, lajm i madh për tifozët e kuq para derbit

  • 4 years ago
Lajm i madh për tifozët e Partizani pak ditë para derbit të kryeqytetit me Tiranën, që do të zhvillohet ne ?Air Albania?. Esat Mala, prej disa muajsh ?i degdisur? te Partizani B, këtë të mërkurë është bashkuar me ekipin e parë, nën urdhrat e Sormanit.

Duket se drejtuesit dhe mesfushori i kanë zgjidhur mosmarrëveshjes, që i kanë kushtuar shtrenjtë klubit të kuq. Tani që ?Demave? u është shtrënguar laku, është thirrur në ?betejë? një nga ?gladiatorët? e ekipit që u shpall kampion i Shqipërisë vitin e kaluar.

Esat Mala është aktivizuar në derbin e skuadrave të dyta, Tirana B-Partizani B, që përfundoi 1-1. Një provë e përgjithshme para derbit të vërtetë, atij të së premtes, që do të luhet në ?Air Albania Stadium?, në orën 19:00. Tifozët e kuq kanë kohë që e kërkojnë kthimin e Malës, por dëshira e tyre po plotësohet në një moment delikat, përballë rivalit të përjetshëm, që kryeson kampionatin.

Se sa do të vlejë ky vendim, do të kuptohet pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit në derbi. Një gjë është e sigurt: Partizani ka humbur shumë duke lënë mënjanë një futbollist që i ka dhënë shumë klubit vitet e fundit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EsatMala#Sport#TopChannel