“Stupid love”/ Gati albumi i ri i Lady Gaga-s
  • 4 years ago
Pas Oskarit dhe provës si aktore me ?A star is Born?, Lady Gaga është e gatshme të rikthehet me një album të ri, dhe të premten, do të ofrojë një shijim të parë të tij me këngën, ?Stupid Love?.

Këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale vetë ylli i popit, duke publikuar një foto të një reklame të singëllit.

Disku i fundit ?Joanne?, i takon 2016-s, dhe në këto katër vite Lady Gaga ka ndryshuar sërish lëkurë, si në nivel profesional, ashtu edhe në atë privat. Në 2019, u kandidua në fakt edhe në ceremoninë e oskarëve si aktorja më e mirë për filmin ?A star is Born?, përkrah Bradley Cooper-it dhe fitoi statujën e çmuar për këngën më të mirë origjinale, për ?Shallow?.

Dhe nëse karriera e saj në vitet e fundit ka njohur rritje, duke u zgjeruar edhe me kinemanë, jeta e saj private ka patur ulje dhe ngritje. Pas lamtumirës së Kristian Karinos, vetëm pak para dasmës, u fol për një flirt me Bradley Cooper-in, për çka të dy ata dhanë sinjale gjatë natës së Oskarëve. Por tani, Lady Gaga, duket se ka rigjetur qetësinë në krah të sipërmarrësit Majkëll Polanski-t.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LadyGaga#StupidLove#TopChannel
Recommended