Ora News - Italiani rrëfen masat dhe kontrollet e shtuara për koronavirusin

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Italia fqinje është e gjitha nën panik prej fundjavës së shkuar, kur rastet e të prekurve me koronavirus janë shtuar dhe në vend numri i viktimave ka shkuar në 7 persona.

Ky alarm ka mbërritur edhe në Shqipëri, ku në të gjitha pikat kufitare janë shtuar masat e kontrollit. E natyrshëm që rreziku i përhapjes së Covid 19, është i lartë pasi çdo ditë në vendin tonë kryhen me dhjetëra fluturime nga ajri, por edhe hyrje?dalje nga toka e deti, me Italinë.

Daniele Socciarelli është koordinator i Acli Ipsia, i cili ka mbërritur të hënën në tokën Shqiptare nga aeroporti i Malpensas në Milano, e më pas i është drejtuar Shkodrës, ku do të kryejë takimet e punës. Ai tregon për Ora News kontrollet e kryera ndaj tij, por edhe si i ka parë këto masa të shtuara.

?Jam nisur nga Milano, aeroporti i Malpenses rreth orës 09.00 të mëngjesit dhe në Rinas kam qënë në 11 pa çerek. Në aeroportin e Malpensës nuk ka patur asnjë kontroll, ndërsa këtu në Tiranë po. Përpara se të më kontrollonin pasaportën, ishte një task-forcë me termometër, që me mati vetëm temperaturën, 36.6 ishte. Por jo nuk më bënë asnjë pyetje, as mua dhe as 130 pasagjerëve që ishin në të njëjtën linjë më mua. Nuk jam një mjek dhe nuk di cila është formula e duhur, por kjo e matjes së temperaturës me duket sipërfaqësore. Ndodh edhe në Itali kjo gjë, por në fakt e dimë nga lajmet që mund të mos kesh asgjë, por virusi është brenda teje. Ndoshta kjo është e vetmja që mund të bëhet tani, por shpresoj që në ditët e ardhshme të kemi më shumë instrumenta për ta vlerësuar këtë virus, pasi nëse unë dua të fshihem kur kam temperaturë, mjafton të marr një ilaç dhe ajo ulet.?

Duke përshkruar situatën në një prej qyteteve simbol të Italisë, siç është kryeqyteti i modës Milano, Socciarelli nuk kursen edhe notat humoristike mbi mënyrën se si njerëzit po sillen në panik e sipër.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mberriti-te-henen-shqiperi-italiani-rrefen-masat-dhe-kontrollet-e-shtuara-koronavirusin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended