Ballsh/ Vdekja e kolegut i shton zemërimin grevistëve: S'ka shkuar ende në botën tjetër!

  • 4 years ago
BALLSH- Në sallën ku naftëtarët e Ballshit vijojnë grevën e urisë prej më se një jave ka kapluar zia. Vdekja e Artan Voshtinës, kolegut të tyre, ndonëse për shkaqe natyrore ka shtuar zemërimin në radhët e tyre pasi bëjnë fajtor kryesor kompaninë. Voshtina ishte punonjës i rafinerisë prej shumë vitesh, që fëmijëri tregojnë shokët e tij, dhe ka dhënë gjithçka nga vetja për këtë punë, por pa marrë asnjë në këmbim, jo vetëm moralisht, por as ekonomikisht. Me shiritë të zi në kokë, si një shenjë nderimi dhe respekti për Artanin, sot kërkesa e grevistëve ka ndryshuar. Ato i kanë vënë afat pronarit të kompanisë që të paguajnë pagat e prapambetura familjes se Voshtinës dhe të paguajnë të gjitha detyrimet, në të kundërtën do të përballet me zemërimin e tyre.

Category

📺
TV

Recommended