Nisin negociatat/ Naftëtarët: Se ndalim grevën pa marrë rrogat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në ditën e nëntë të grevës së urisë, punonjësit e nënstacionit elektrik të Pocemit kanë nisur negociatat e para me kompaninë përgjegjëse dhe Ministrinë e Energjise dhe Infrastrukturtës.Takimi I parë mes tyre u zhvillua mbrëmjen e të entjes, ku një përfaqësi e punonjësve ishte në Tiranë. Por pavarësisht negociatave ata thonë se nuk kanë marrë një përgjigje definitive për pagat e prapambetura.Në gjendje të rënduar shëndetësore, punonjësit këmbëngulin se do ta vazhdojnë grevën deri në momentin që do të marrin të gjitha pagat.Nga ana tjetër, edhe naftëtarët e uzinës së naftës në Ballsh vijojnë grevën e urisë, ndërsa kanë hyrë në ditën e pestë.Gjendja e tyre shëndetësore vijon të rëndohet dita ditës, ndërsa kanë arritur akordin paraprak me komapaninë përgjegjëse më marrjen e tre pagave, nga 5 në total.Por edhe pse palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, naftëtarët kanë bërë me dije se do ta vijojnë grevën deri në momentin që pagat do të hidhen në llogaritë e tyre përkatëse.Uzina e Ballshit ka ndaluar punimet prej 6 muajsh dhe për pasojë rreth 800 punonjës kanë mbetur të papunë që nga shtatori i vitit 2019.

Category

📺
TV

Recommended