Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Në një deklaratë për mediat, Presidenti Ilir Meta, duke ia kaluar fjalën këshilltarit të tij ligjor, ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë ka falsifikuar shkresën e dërguar për botim në Fletoren Zyrtare ku emërohet Arta Vorpsi si gjytare e GjykatëS Kushtetuese.

Këshilltari i Metës, Bledar Dervishi, tha se ky është fakti i radhës që sipas Presidencës dëshmon sesi po realizohet grushti i shtetit.

Sipas Dervishit, për këtë akt kanë bashkëpunuar kreu i KED Ardian Dvorani, Ministria e Drejtësisë dhe Qendra e Botimeve Zyrtare, për emërimin e Vorpsit.

Ai ka bërë me dije se Botimi në Fletoren zyrtare të vendimit për emërim të Arta Vorpsit si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese është bërë në shkelje të ligjit.

Dervshi deklaroi se Ministria e Drejtësisë, pasi ka marrë një shkresë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ku njoftonte se Vorpsi emërohet si gjyqtare dhe ku kërkohej që ky vendim të botohej në Fletoren Zyrtare, ia ka nisur shkresën Qendrës për Botimet Zyrtare. Por kjo nuk është kompetencë e Ministrisë së Drejtësisë, shprehet Dervishi.

Category

📺
TV

Recommended