Report TV -Prezantohet 'Harta e vuajtjeve të komunizmit'

  • 4 years ago
Në këtë 20 shkurt, që përkon edhe me 29-vjetorin e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës në Tiranë u prezantua ?Harta e viktimave të komunizmit? në Fakultetin e Historisë edhe të Filologjisë. Në një video rreth 20 minuta Pandeli Çeço në bashkëpunim me Kujto.al sjell rreth 80 kampe internimi dhe pune të detyruar nga Jugu në Veri të vendit tonë. Kampe, në të cilat mijëra shqiptarë kanë vuajtur gjatë viteve 1944-1990. Studiuesi Erald Kapri rrëfen se kjo hartë, që prezantohet për herë të parë, ka si qëllim ruajtjen e asaj pak çka mbetur nga ajo periudhë, sa nuk është vonë.

Recommended