Ora News - Lezhë, mbyllet palestra ku strehoheshin pas tërmetit, 9 familje rome në qiell të hapur
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Nëntë familje rome dhe egjiptiane në Lezhë po e kalojnë natën jashtë, pasi u mbyll palestra e gjimnazit "Hydajet Lezha" ku qëndronim të strehuar që pas tërmetit të 26 nëntorit.

Pasi nuk ju bindën urdhërit për të liruar palestrën, pasditen e së martës ndërhyri Policia Bashkiake ku nuk munguan dhe përplasjet me banorët të cilët kundërshtuan vendimin.

Banorët thonë se pavarësisht se e kanë përfituar bonusin nuk kanë mundur të gjejnë banesa me qira, pasi janë të diskriminuar për shkak të ngjyrës.

Në këto kushte ata i kërkojnë bashkisë që të gjejë strehim për ta.

Në mbështetje të tyre ishte dhe sekretarja e degës së Partise Demokratike në Lezhë, Alfrida Marku, e cila konsideroi të patolerueshme situatën e krijuar dhe kërkoi strehim të menjëhershëm të këtyre familjeve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/lezhe-mbyllet-palestra-ku-strehoheshin-pas-termetit-9-familje-rome-ne-qiell-te-hapur

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended