Ora News - Lleshaj: Nuk ka pasuri të sekuestruara në Elbasan

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte sot në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit, për të inauguruar ambientet e të miturve.

Nga Elbasani, Lleshaj u shpreh se OFL tashmë është në hapat e parë dhe do të ketë përshkallëzim në të gjithë vendin.

Sipas Lleshaj, në dijeninë e tij nuk ka ende pasuri të sekuestruara në Elbasan.

Përsa i perket aseteve të sekuestruara ato do të vihen në shërbime publike, bën me dije ministri në një prononcim për gazetarët.

Pyetja: Kemi pasuri të sekuestruar në Elbasan deri tani?

Ministri Lleshaj: Sekuestrimi sipas këtij ligji të sapo miratuar duhet të bëhet në dy rrugë, ose në kushtet e emergjencës që bëhet me urdhër të Drejtori të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në dijeninë time nuk ka në Elbasan ndonjë rast në kushte të emergjencës, ndërkohë që sekuestrimi normal sipas ligjit bëhet në bazë të vendimit të gjykatës së posaçme. Do kohën e vet gjykata për të marrë vendimin.

Pyetje: Verifikimi dhe sekuestrimi i aseteve pasurore, të vëna në mënyrë të paligjshme nga grupet kriminale i kanë kaluar tashmë MInistrisë së Brendshme. Si do të administrohet këto pasuri të grupeve kriminale?

Ministri Lleshaj: Administrimi nuk i ka kaluar ende Ministrisë së Brendshme, pritet t?i kalojë në të ardhmen e shpejtë përmes një ndryshimi ligjor. Ligji parashikon që pasuritë që do të konfiskohen për shkak të këtij ligji, do të kalojnë kryesisht për interes publik. Pra destinacioni i tyre do të jetë interesi publik. Agjencia përkatëse e administrimit të aseteve, e cila parashikohet të kalojë te MB, do të ketë detyrë që të administrojë në funksion publik. Kur them funksion publik, besoj e kuptoni, shkolla, Qendra Shëndetësore, Komisariat policie etj.

Po ashtu, pritet që të zhvillohet një inspektim te salla operative në DVP.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ministri-i-brendshem-sander-lleshaj-inspektim-ne-drejtorine-vendore-te-policise-se-elbasanit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended