Emisioni ?Historia ime?, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të 13-vjeçares, e cila ka lënë shkollën për t?u kujdesur për dy motrat e saj, njëra 6 vjeç dhe tjetra 3-muajshe. Babai i ka braktisur para 3 muajsh dhe mamaja e saj nuk mund të kujdeset dot për 3 vajzat. Vogëlushja kërkon ndihmë sepse e ëma në pamundësi për të rritur vajzat ka vendosur që vajzën e vogël ta lërë në befotrof. 13-vjeçarja rrëfen se babai vazhdimisht e ka dhunuar nënën e saj dhe asnjëherë nuk është kujdesur për to. Vogëlushja ka kaluar një fëmijëri të vështirë dhe sot dëshiron vetëm të jetë e lumtur me motrat dhe nënën e saj. #historiaime #tvklan #13vjecarja
Be the first to comment