Historia e vecante e dashurise: Me propozoi ne mes te shfaqjes

  • 4 years ago
E ftuar në programin ?Rudina?, në Tv Klan ishte ish-akrobatja shumë e njohur Vitore Sallaku. Ajo është edhe bashkëshortja e një prej aktorëve më të dashur të humorit, Skënder Sallaku i cili është larguar nga jeta 6 vite më parë, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Vitore që në moshën 11- vjeçare ka qenë pjesëtare e trupës së cirkut duke dhënë një kontribut maksimal, si brenda edhe jashtë vendit. Pas shkëputjes nga skena, ajo u bë ndër pedagoget e para të Studios së Cirkut. Në shenjë mirënjohje të aktivitetit të saj artistik në shërbim të artit, i janë akorduar Medalje dhe Urdhëra Pune, gjithashtu edhe titujt ?Artiste e Merituar? dhe ?Mjeshtre e Madhe e Punës?.
Vitorja ka botuar një numër librash, poezi, monografi, pas ndarjes nga jeta të Skenderit, si edhe historinë e Cirkut Shqiptar.
Në vitin 1962, çifti Vitore e Skënder Sallaku janë martuar dhe kanë dy fëmijë. Në studio, Vitore tregon se propozimi për martesë nga h ka qenë një suprizë e vërtetë, pasi ai i ka propozuar në skenë para publikut.

Recommended