Kurti ul pagen e tij dhe te ministrave
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti shfuqizoi një nga vendimet e pararendësit të tij Ramush Haradinaj, të cilin Vetëvendosja kur ishte në opozitë por dhe shoqëria civile e kritikuan dhe e ironizuan së tepërmi. Bëhet fjalë për vendimin e 20 dhjetorit 2017, kur Haradinaj vendosi dyfishimin e pagave për veten si kryeministër dhe ministrat e tij.
Pagat e përcaktuara me vendimin e shfuqizuar kthehen në lartësinë e përcaktuar me rregullimin juridik të mëparshëm.
Haradinaj ishte në muajin e tretë të qeverisjes, kur vendosi të rrisë nga 1500 në 2950 euro pagën për vete, në 2500 për zëvendësit dhe 2 mijë euro për ministrat.
Të nesërmen, pas këtij vendimi, aktivistë të shoqërisë civile grumbulluan në sheshin para zyrës së tij mbi 200 kravata e xhaketa, për të ndihmuar kryeministrin.
Tv Klan

Category
📺
TV