Gara mes demokrateve, Sanders fiton ne New Hampshire
  • 4 years ago
Kandidati i krahut të majtë siç konsiderohet, Bernie Sanders është fitues i garës së zgjedhjeve paraprake të demokratëve në New Hampshire. 78-vjeçari siguroi 26% të votave, por me një diferencë gjithsesi të ngushtë prej 1.6% kundrejt rivalit të tij kryesor Pete Buttigieg.

Në fjalimin e fitores, Sanders premtoi luftë kundër miliarderëve.

? Fushata jonë tashmë nuk është vetëm mposhtja e Trumpit, por transformimi i këtij vendi, kuraja për t?u marrë me Wall Street, kompanitë e sigurimeve, të ilaçeve, industrinë e naftës dhe armëve?.

Një tjetër zhgënjim të thellë pësoi ish-zv/presidenti Joe Biden, i cili edhe pse konsiderohej rivali më i mundshëm i Donald Trumpit, e përfundoi në vend të 5-të edhe sfidën e New Hampshire.

Për këtë arsye edhe Trump, që do të jetë kandidat i republikanëve për një mandat të dytë, nuk ka nevojë më t?a sulmojë Joe Biden.

Sulmin presidenti miliarder e ka përqendruar tek Sandersi, të cilin në një postim në Twitter e quajti ?Berni i çmendur?, ndërsa vlerësoi rivalin e tij Buttigieg, i cili është mbështetës i komunitetit LGBT.

Më 22 Shkurt, radhën e paraprakeve e ka Nevada, ku favorit është sërish Bernie Sanders.

Tv Klan
Recommended