Gruaja perze nga shtepia burrin: Nuk e dua, nuk e fus brenda

  • 4 years ago
Seanca e ndërmjetësimit sot në rubrikën ?Shihemi në gjyq?, në TV Klan vendosi ditën e sotme solli përballë njëri-tjetrit dy bashkëshortët.
Zoti Guri në studio tregoi se gruaja e tij prej 4 muajsh, e ka përzënë nga shtëpia dhe shkak për këtë është bërë një tjetër konflikt, që bashkëshortja e tij Vasilika ka me vëllezërit.
Zonja Vasilika pretendon se burri i saj nuk mbështet atë, por vëllezërit e saj dhe kjo e ka detyruar atë ta dëbojë nga shtëpia.
Komunikimi i tyre në studio është shoqëruar me tone të larta dhe shpeshherë është dashur edhe ndërhyrja e drejtuesit të emisionit, Ardit Gjebrea për të qetësuar çiftin.

Recommended