Report TV - Bulqizë, familja hap dyert e mortit, nëna dhe dy fëmijët gjenden të pajetë në banesë!

  • 4 years ago
BULQIZË - Nëna dhe dy fëmijët e saj, vajza 19 vjeç dhe djali 14, kanë ndërruar jetën tragjikisht në fshatin Ostren të Madh në Bulqizë, në kufi me Maqedoninë,

Sipas policisë tragjedia e trefishtë u shkaktua pas asfiksisë nga bombola e gazit, por një tjetër pistë ku po hetohet është edhe ajo e helmimit nga ushqimi, pasi mjeku i zonës ka deklaruar se bombola e gazit ndodhej në ambientet e jashtme të banesës.

Ndërkohë, e vetmja e mbijetuar është vajza tjetër e familjes, 16-vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po transportohet për në spitalin e Bulqizës. 

Ngjarja ka ndodhur në familjen e Ylber Tolaj. 

Gruaja 40-vjeçare R.Tola është gjetur e pajetë - njofton policia - së bashku me fëmijët e saj, vajzën dhe djalin. "Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.

Recommended