Humbi 2 anëtarë nga tërmeti,Bujar Çuka rikujton tmerrin:Dola zbathur, u futa poshtë derës

  • 4 years ago
Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj mbrëmjen e sotme vizituan shtëpinë e re të familjes Çuka që është zhvendosur në Tiranë pas tragjedisë së 26 Nëntorit, ku humbën dy prej anëtarëve, Fatmira 44 vjeçe dhe Sardi Cuka 18 vjeç.

Bujar Çuka rikujtoi edhe njëherë momentet e tmerrit që kaloi. "Sapo dilja nga shtëpia, u shemb, dola me tuta, zbathur, u shemb komplet, u futa poshtë derës, ra komplet pallati në katin e dytë. Dola, nuk bëja dot asgjë. Tani mirë jam' tha ai.

Kryeministri dhe kryetari i bashkisë theksuan se mbështetja do të vijojë për familjen Çuka edhe pas zhvendosjes në banesën 2+1 në Don Bosko. Ndërkohë që kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u shpreh se edhe fëmijët e kësaj familje, shumë shpejt sikurse edhe fëmijët e tjerë të gjithë zonës Don Bosko do të kenë edhe dy shkolla të reja.

Category

📺
TV

Recommended