Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 2/10/2020
Pas dy dekadash qeveria ka arritur të zgjidhë çështjen e privatizimit të pronave të ushtrisë të cilat i ka dhënë për përdorim të ushtarakëve apo ish-ushtarakëve, por pa i pajisur ata me certifikatë pronësie.
Një projektligji i hartuar nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia e Kadastrës, do t?i japë të drejtë ushtarakëve ose trashëgimtarëve të tyre që të marrin në pronësi shtëpinë e dhënë për strehim të përkohshëm apo për banim, kundrejt pagesës së vlerës së truallit që ka patur objekti i ndërtuar në momentin që kanë hyrë për banim.
?Kusht për privatizim është përcaktuar pagesa e vlerës së truallit nën objekt nga përfituesit, shumë financiare e cila do të shërbejë për kompensim financiar të ish-pronarëve?.

Ligji do t?i japë zgjidhje edhe marrjes së Hipotekës për të gjitha pronat të cilat kanë pasur ndërhyrje me shtesa. Në bazë të matjeve të bëra në vitin 2018-ë, shumica e këtyre banesave kanë rezultuar me devijim nga objekti i dhënë fillimisht.

?Privatizimi i objekteve të bëhet sipas gjendjes faktike të ndërtesës, duke përfshirë ndërtimet e reja, ndryshimet/ndërtimet e kryera në funksion të përshtatjes së objekteve për banim?.

Qeveria do të përjashtojë nga përfitimi i privatizimit personat të cilat nuk janë më banorë të këtyre ndërtesave ose kanë përfituar një tjetër objekt banimi nga shteti.

Category

📺
TV

Recommended