Energjia elektrike dhe karburantet rritin kostot e biznesit

  • 4 years ago
Për pjesën më të madhe të bizneseve që punojnë në Shqipëri shqetësimi më i madh për kostot e produkteve të tyre është çmimi i karburanteve dhe energjisë elektrike.

Në anketën e realizuar nga Konfindustria, rezulton se 78% e sipërmarrjeve që kanë plotësuar pyetësorin renditin si arsyen kryesore këto çmime të cilat ndikojnë në produktivitetin e tyre dhe konkurrencën me tregjet rajonale.

Gjergj Buxhuku, Administrator i Konfindustria-s, thotë se pesha e këtyre faktorëve është rritur po të krahasohet me anektën e bërë një vit më parë.

Një tjetër problem që është vërejtur në anketë janë edhe politikat tregtare të padrejta. Gjergj Buxhuku sqaron se ndërmarrjet kanë paraqitur si shqetësim politikat ?dumping? që bëjnë vendet rajonale në fushën e sektorëve prodhues duke i subvencionuar bizneset dhe rrjedhimisht duke ulur kostot e produkteve, dhe po ashtu dhe konkurrencën e padrejtë nga tregu informal.

Sipas anketës çmimet e larta të energjisë, karburanteve dhe disa taksave, ulin fuqinë konkurruese të Shqipërisë në rajon dhe largojnë investitorët potencialë.

Tv Klan

Recommended