Report TV -Banorët e Tufinës në protestë: Duam një rrugë tjetër, se kjo bllokohet
  • 4 years ago
TIRANË- Banorët e Tufinës kanë dalë në protestë ditën e sotme pasi kërkojnë që t'u bëhet një rrugë dytësore, për shkak se rruga kryesore përdoret nga kortezhet mortore dhe pjesën më të madhe qëndron e bllokuar për shkak të makinave duke u shndërruar në një problem çdo ditë.

Qytetarët kanë denoncuar në Shqiptarja.com se ky problem ka vazhduar prej disa kohësh, duke bërë me dije se ka mundësi për të bërë një rrugë dytësore, por pavarësisht se kanë bërë kërkesë ata pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Bashkia e Tiranës.
Recommended