Dokumenti i ri i zgjerimit të BE-së prezantohet në Beograd - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi takoi të enjten në Beograd presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, ku në fokus të bisedës ishte metodologjia e re e zgjerimit të BE-së.Nëse miratohet nga vendet anëtare, dokumenti do të aplikohet automatikisht për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi, që tashmë i kanë nisur negociatat me Brukselin, do të mund të zgjedhin midis qasjes aktuale dhe metodologjisë së re.Presidenti serb Aleksandar Vucic tha se preferonte draftin e ri, pasi Serbia do të mund të përfitojë më shumë nga ky plan. ALEKSANDAR VUCIC PRESIDENT I SERBISE Simpatitë e mia personale, si president, janë në anën e metodologjisë së re, dhe unë jam mirënjohës për vendet anëtare të BE që e propozuan atë. Me metodologjinë e re procesi është më transparente pasi i parashikon kapitujt në gjashtë grupime dhe qytetarët përfitojnë më shumë. Nga ana e tij komisioneri për zgjerimin theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përparime dhe janë gati për të nisur negociatat. OLIVER VARHELYI KOMISIONER PER ZGJERIMIN Gjeopolitika fillon në zemër të Evropës, në Ballkanin Perëndimor. Dua të forcoj mesazhet me vendet në Ballkan, veçanërisht me ato që janë tashmë në proces të negociatave të pranimit, sepse kanë bërë përparim. Komisioneri theksoi se sfida dhe misioni I tij është që në fund të mandatit 5 vjecar, të paktën një vend i rajonit të jetë gati për anëtarësim.Varhelyi, pas Beogradit do të vizitojë këtë të premte Malin e Zi, për të biseduar me kryeministrin e këtij vendi, Dushko Markoviç për metodologjine e re të zgjerimit.

Recommended