Ora News - Përplasja në Shkodër mund të ketë lidhje me eksplozivin në makinën e polices, Durrës

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Kamerat e sigurisë ndihmuan policinë për të zbuluar autorët e përfshirë në përplasjen me armë mbrëmjen e djeshme në pedonalen ?Koli Dromeno? në qytetin e Shkodrës ku mbeti e plagosur dhe një kalimtare.

Dyshohet për një konflikt të hershëm të nisur jashtë Shqipërisë.

Argjend Rexha, 31 vjeç, banues në Durrës, Ension Buraku, 28 vjeç dhe Riad Xheladini, 22 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni kanë pikasur Mirsad Metën të ulur në një nga stolat e pedonales dhe kanë qëlluar në drejtim të tij. Nga ana tjetër 26 vjeçari I është kundërpërgjigjur po me plumba.

"10 gëzhoja janë gjetur në vendngjarje si provë materiale. Sipas burimeve të policisë së Shkodrës ngjarja e mbrëmshme dyshohet se ka lidhje dhe me eksplozivin që iu vendos në makinë efektives së policisë në Durrës, Ornela Buraku, 27 janar 2020. Dyshohet se ajo është motra e Ension Buraku i arrestuar, i cili e lidh këtë sulm ndaj motrës së tij me 26 vjeçarin. Policia po heton dhe pista të tjera por është treguar e rezervuar pasi 26 vjeçari vijon të jetë në kërkim" informon gazetari i Ora News, Bepin Kolvata.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/hetimet-perplasja-me-arme-ne-shkoder-mund-te-kete-lidhje-me-eksplozivin-ne-makinen-e-polices-durres

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/2CKV_fjYdh8
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended