Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Zgjedhja e Albin Kurtit për Kryeministër të Kosovës në Serbi duket se do ta vështirësoj dialogun. Kurti shihet si person që nuk bën shumë kompromise, por edhe i panjohur për serbët. Shtypi serb i ka kushtuar rëndësi porosive të të dërguarit amerikan, Richard Grenell, që taksa të hiqet menjëherë.

Marko Savkoviç, nga qendra për politika të veçanta thotë se për Serbinë është e rëndësishme që dialogu të vazhdojë, por ka hamendje se si do të ndodhë kjo dhe kushti për t?u ulur në tavolinë nuk ndryshon.

?Reagimet e Beogradit është se pritet a do të hiqet apo jo tarifa. Beogradi e ka ngritur këtë në nivelin më të rëndësishëm. Dhe, gjëja e dytë është që Kurti është i panjohur për Beogradin dhe pritet të shihet çfarë politikash do të zbatoj?.

Për serbët ka qenë shokues edhe lajmi që mund të paditen për dëmet e luftës. Kjo thuhet se nuk është e mundur pasi Kosova nuk është anëtare e OKB-së. Savkoviç thotë se kjo është çështja më e ndjeshme për dialogun pasi një gjë e tillë nuk ka funksionuar as në shembujt e vendeve të tjera.

?Një lëvizje e tillë do ta vriste dialogun për një kohë pasi do të ishte e vështirë për Serbinë që të vazhdoj dialogun me një kërkesë të tillë të madhe. Vendet tjera të ish-Jugosllavisë dhe Serbia një proces të tillë megjithatë e kanë lënë për në fund të procesit?.

Zyrtarët serbë kanë deklaruar se edhe masa e reciprocitetit që do të zëvendësonte tarifat doganore prej 100 përqind është e papranueshme. Presin vazhdimin e zgjedhje, por pak rezultat pritet pasi Serbia do të shkojë në zgjedhje më 26 Prill.

Tv Klan

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended