Mjeshtëri i vjedhjeve në kërkim për plagosjen e çiftit Laze në Allias - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ka përfunduar në pranga një nga autorët e plagosjes së çiftit Laze në Allias, ndërsa shpallet në kërkim i dyshuari tjetër.I arrestuari është Fatjon Mërtenikaj, 28-vjeçari që ka lindur në Elbasan dhe banon në Tiranë.Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori në këtë ngjarje, Markelian Cungu, protagonist i një numri të madh vjedhjesh që në moshë të vogël. Të dy këta shtetas janë dënuar më herët për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Vjedhje?.Grupi hetimor ka sekuestruar edhe dy armët e dyshuara të përdorura gjatë tetnativës për grabitje, municion luftarak, maskë dhe sende të tjera.Policia gjeti rreth një kilometër larg banesës që tentuan të vidhnin, dy armët e zjarrit, konkretisht një kallashnikov dhe një pistoletë, që dyshohet se i kanë përdorur autorët mbrëmjen e datës 19 janar 2020.Këta dy persona u futën në vilën e familjes Laze në Allias. Fillimisht ata u pikasën nga vajza e çiftit Laze. Kjo bëri që autorët të qëllojnë me armë duke plagosur fillimisht Petrit Lazen dhe më pas bashkëshorten e tij, Afërdita Laze, të cilët në katin e parë të vilës kishin si biznes një furrë buke.
Recommended