Zbulohet data kur u martuan Klea Huta dhe Elgit Doda

  • 4 years ago
Emisioni ?Jo Vetëm Modë? ka realizuar një intervistë të shkurtër në premierën e filmit ?I Love Tropoja?, në Pallatin e Kongreseve me fotografen Anjeza Dyrmishi.

Ajo është pyetur nga gazetarja edhe për fotot e realizuara për çiftin e njohur të showbizit, Klea Huta dhe Elgit Doda në Marok. Fotot nga dasma janë publikuar vetëm para disa ditësh, por fotografja tregon se ato foto janë realizuar përpara dy muajsh.

?Në fakt ato foto i kemi bërë përpara dy muajsh, kur këtu ndodhi tërmeti dhe ne ishim në Marok. Por nuk kemi nxjerrë në atë periudhë se normalisht ne sapo kishim arritur dhe ishin të shqetësuar për pjesën çfarë po ndodhte në Shqipëri. Por na u desh ti bënim sepse ishim shumë larg Shqipërisë dhe mendoj se ka qenë një pikënisje e mirë dhe që çiftet shqiptare mund të zgjedhin destinacione të largëta për të bërë një set fotografik?.

Anjeza Dyrmishi është e kënaqur që i ka realizuar ajo fotografitë e tyre dhe mendon se ata janë një nga çiftet më të bukur të showbizit shqiptar.

?Me Klean dhe Gitin ka qenë një eksperiencë shumë shumë e bukur, por ka patur goxha të papritura dhe eksperienca ishte goxha e gjatë, por dhe rezultati jam shumë e kënaqur dhe shumë e lumtur që i kam fotografuar unë, një nga çiftet më të bukur mendoj të showbizit shqiptar.

Recommended