Wake Up/ Masat për koronavirusi,Pëllumb Pipero: Ja si mund ta parandalojmë

  • 4 years ago
Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur tashmë emergjencën globale, pasi virusi vazhdon të përhapet jashtë Kinës. Arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë por ajo që po ndodh në vendet e tjera, pasi shqetësimi është se koronavirusi mund të përhapet në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore. Pas shpalljes së emergjencës globale Ministria e Shëndetësisë mblodhi për herë të dytë task forcën, për të përcaktuar edhe masat shtesë për mbrojtjen nga rreziku i këtij virusi. Ministrja siguroi se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të infektuar, duke theksuar se do rriten kontrollet në pikat kufitare. Ndalimi i transportit të njerëzve dhe mallrave drejt Kinës nuk është i nevojshëm, ndërsa bazuar në rekomandimet e OBSH këshillohet të kufizohen udhëtimet drejt Kinës. Vetëm pesë herë në dekadën e kaluar OBSH ka shpallur gjendjen e emergjencës globale: Virusi H1N1 që shkaktoi një pandemi të gripit në 2009; Shpërthimi i Ebolës i Afrikës Perëndimore; Poliomeliti në 2014; Virusi Zika në 2016; dhe shpërthimi aktual i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos në 2019. Pëllumb Pipero, mjek infeksionist, shpjegoi se çfarë masash janë marrë për të parandaluar që virusi të vijë edhe në Shqipëri dhe se çfarë duhet të bëjnë vetë qytetarët që të mos rrezikohen nga ky virus.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended