Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Luiza Gega zhvilloi fazën përgatitore për 8 javë në Kenia, një periudhë që shërben për të përballuar nisjen e sezonit të ri. Atletja që zotëron shumë rekorde të garave të mesme dhe të gjata ka zhvilluar një stërvitje më specifike e favorizuar edhe nga kushtet që ofron vendi afrikan.

?152 kilometra çdo javë edhe me vrapime malore. Lartësia e këtij vendi dhe klima shërbejnë. Pastaj aty fokusohesh vetëm te stërvitja?.

Kenia është një pikë referimi për shumë atletë, madje edhe rekordi botëror në 3000 metra me pengesa, gara e preferuar e Luiza Gegës, mbahet nga një sportiste e këtij vendi, Beatrice Chepkoech.

?Aty motivohesh kur shikon edhe kundërshtaret e tua, të cilat stërviten fort?.

Luiza Gega do të marrë pjesë në disa gara testuese në muajt e parë të këtij viti, me synim për të dhënë rezultat në aktivitetet e rëndësishme si Kampionati Europian apo Lojërat Olimpike.

Tv Klan

Category

📺
TV
Comments

Recommended