“Rruga drejt ” – Koalicion tri partiak apo dypartiak

  • 4 years ago
Koalicion tri-partiak apo dypartiak? Kjo është dilema e madhe që shfaqet këtyre ditëve në media dhe në opinionin publik. Me të drejtë, sepse subjektet opozitare sikur hezitojnë të vendosin pikën se si do të dalin në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit. Lëvizja BESA ishte më intensive në këmbënguljen e saj që të definohet se çfarë do të bëjë Aleanca, ndërsa eksponentë të saj vazhdimisht kanë përsëritur se bëhen përpjekje që të ketë koalicion tripalësh, por ditëve të fundit kanë qenë më të qartë se megjithatë koalicioni do të jetë dypalësh! Cili do të jetë ky koalicion, kush do ta përbëjë të njëjtin, në ?Rruga drejt...? përballen mes vete Lëvizja BESA dhe Alternativa.
Të ftuar: Skënder Rexhepi- Zejd, sekretar i përgjithshëm i Alternativës; Arbër Ademi, ministër nga radhët e BDI-së dhe Kastriot Rexhepi, nënkryetar i Lëvizjes BESA.