Report TV -Kupa e Shqipërisë/ Partizanin e turpëron Besëlidhja. Fiton Kukësi

  • 4 years ago
Janë luajtur sot shtatë nga tetë ndeshjet e para të fazës së 1/8 të Kupës së Shqipërisë ku padyshim më shumë përshtypje ka bërë përballja e Grupit A mes Besëlidhjes dhe Partizanit që ka përfunduar 3-0 në favor të lezhjanëve. Pritej që kampionët në fuqi të Superligës të ndrronin faqe pas paraqitjeve zhgënjyese në kampionat, por edhe në Kupë janë turpëruar nga ekipi i kategorisë së parë. Të tre golat për Besëlidhjen janë realizuar në pjesën e parë, ndërsa në ndeshjen e kthimit do të jetë thuajse e pamundur për Partizanin.

Recommended