Mbi 5 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia

  • 4 years ago
Mbi 5 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga nënshtetësia kosovare vetëm në vitin 2019 për të zgjedhur një nga shtetet e Bashkimit Evropian, të cilët nuk e lejojnë dyshtetësinë.


Heqja dorë nga nënshtetësia e Kosovës ka shënuar shifra të mëdha në vitet e fundit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës nënshtetësitë që marrin më së shumti qytetarët e Kosovës janë nënshtetësia gjermane, austriake, sllovene, kroate etj. Qytetarët, të cilët kanë ndërruar nënshtetësinë e tyre nuk ndihen të kënaqur me vendimin që kanë marrë, edhe pse këtë gjë e kanë bërë për një të ardhme më të mirë për familjet dhe fëmijët e tyre.

Të detyruar për heqjen e nënshtetësisë

Fatime Reçica, e cila jeton tash e 20 vjet në Gjermani së bashku me burrin dhe tre fëmijët e saj, është detyruar të heqë dorë nga nënshtetësia e Republikës së Kosovës, vetëm që fëmijët e saj të kenë kushte të barabarta në shtetin ku po qëndrojnë. Ajo thotë, se ka qenë një prej vendimeve më të vështira në jetën e saj, por nuk kishte rrugë tjetër. ?Ka qenë vendim shumë i vështirë së bashku me vendimin, kur kam vendosur që ta lë Kosovën. Ne mezi e kemi bërë shtetin tonë e tash po detyrohemi që të heqim dorë edhe nga e drejta për të qenë pjesë ligjore e atij shteti.?

Por ajo e pranon, se pranimi i nënshtetësisë gjermane ka përparësitë e veta. ?Realisht, gjithçka është më e lehtë edhe për ne, por kryesisht për fëmijët, që jetojnë këtu, të pajisemi me dokumente gjermane. Por, që kjo nuk do të thotë se do ta harroj Kosovën. Normalisht, në Kosovë do të vazhdojmë të vijmë si zakonisht .Është paksa e padrejtë që Gjermania nuk e lejon dyshtetësinë, pasi që kështu na ka shtyrë të bëjmë një zgjedhje të vështirë. Por, Kosovën nuk do ta lëmë asnjëherë?, ka thënë ajo.

Të njëjtin vendim e ka marrë edhe Gentiana Krasniqi, e cila ka lindur në Prishtinë dhe që nga mosha 4 vjeçare jeton në Gjermani. Edhe ajo vendimin për heqjen dorë nga nënshtetësia e Republikës së Kosovës e ka marrë vetëm, sepse shteti gjerman nuk e lejon mbajtjen e dy nënshtetësive. ?Edhe pse jam rritur dhe shkolluar në Gjermani, unë jam bërë shumë vonë shtetase gjermane, edhe pse kushtet bazike nga ana e Republikës së Gjermanisë i kam plotësuar që moti. Gjermania nuk lejon posedimin e dy nënshtetësive, prandaj kam hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Arsyeja kryesore pse i kam hyrë procedurës për nënshtetësi gjermane aq vonë ishte arsyeja se në landin e Bavarisë, ku jetoj unë, kërkohet që të jepet dorëheqje edhe nga nënshtetësia serbe dhe nga nënshtetësia e Republikës së Kosovës, pra dy shtetësi, edhe pse unë kurrë nuk kam pasur pasaportë serbe timen?, ka thënë Krasniqi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2u...

Recommended