Vrasesi tek “Astiri” “qep gojën” në seancë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata ka dhënë masën e sigurisë ?Arrest me burg? për Noel Dishën, i cili ekzekutoi pak ditë më parë shokun e tij, Vilson Tafçiu. Dishi ka refuzuar të flasë në seancën gjyqësore, duke qëndruar në heshtje para trupit gjykues.28-vjeçari e ka pranuar autorësinë e krimit pak ditë më parë kur u vetëdorëzu. Ai tha se e qëlloi viktimën për shkak sepse e kishte ofenduar nga nëna. Ndërsa, para grupit hetimor deklaroi që kishte shfaqur pendesë për këtë akt.Pasi u vetëdorëzua në polici tri ditë pas krimit, Dishi deklaroi se me Tafçiun kishin qenë miq prej vitesh, ku edhe kishin qëndruar së bashku në Francë.Pista kryesore e shkakut të vrasjes dyhsohet se është konflikti për pazaret e mundshme të drogës në Francë.Vrasja ndodhi mbrëmjen e 20 janarit në zonën e ?Astirit? në kryeqytet.
Recommended