Bardhi: PD nuk ka asnje lidhje me videon e Alles

  • 4 years ago
Demokratët e cilësojnë qesharak reagimin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, i cili ka paralajmëruar padi penale ndaj ish-deputetit Ervin Salianji. Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi mohon se pas publikimit të videos qëndron selia blu.

Bardhi thotë se Alla si dhe familjarë të tij njihen në Bulqizë për lidhjet me botën e krimit. Sipas tij kryeministri duhet ta kishte shkarkuar atë menjëherë pas publikimit të videos.

Për demokratët lidhjet e kryebashkiakëve të majtë me botën e krimit janë pjesë e një skenari të qartë të kryeministrit. Ata paralajmërojnë publikimin e dokumenteve që sipas saj, provojnë të shkruarën kriminale të një tjetër kryebashkiaku të majtë të dalë nga zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

5 kryebashkiakë të majtë akuzohen nga Partia Demokratike se kanë fshehur të shkuarën e tyre kriminale duke garuar në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Tv Klan

Recommended