Shqipëria merr masa/ Urdhëri për të informuar mjekët si zbulohet koronarovirusi
  • 4 years ago
Pas shpalljes së emergjencës shëndetësore në Kinë, e cila u shpall një ditë më parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar urdhër për institutin e Shëndetit Publik, ku i kërkon të merren masa parapërgatitore për tu mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri.


Ndonëse Shqipëria konsiderohet një vend me rrezikshmëri të ulët përsa i përket përhapjes së koronavirusit, ISHP duhet të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute, në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit. Urdhëri specifikon që Instituti i Shëndetit të Publik të përgatisë përkufizimin e rastit, kur një pacient konsiderohet i prekur nga koronavirus në mënyrë që ta kenë të qartë të gjithë mjekët. Gjithashtu kërkohet edhe një udhëzues për menaxhimin e rasteve në përputhje me rregulloren ndërkombëtare të shëndetit. Nga ana tjetër në Aeroportin e Rinasit një ekip Inspektoriatit Shëndetësore Shtetëror nga aeroportet e tjera.

Madje sipas zyrës së komunikimit në Aeroportin Nënë Tereza është gati edhe një ambient i posaçëm për të izoluar ndonjë rast të mundshëm apo të dyshuar. Por sipas ekspertëve, risku I depërtimit të virusit është I vogël, pasi ne nuk kemi linja ajrore direkte me Kinë dhe se udhëtarët që vijnë në vendin tonë skanohen më parë në aeroportet nga vijnë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBS#Albania#TopChannel
Recommended