Paketa “antishpifje”/ KiE nis një kërkesë në ‘Venecia’

  • 4 years ago
Komiteti i Monitorimit të Asmblesë parlamentare të Këshillit të Europës, i është drejtuar Komisionit të Venecias për të kërkuar prej tij një opinion lidhur me të ashtuquajturën ?paketë antishpifje? të propozuar nga qeveria shqiptare e të kritikuar gjerësisht, jo vetëm nga komuniteti i gazetarëve shqiptarë por dhe organizata ndërkombëtare të gazetarëve si dhe nga institucione ndërkombëtare.


Shqipëria është ndër vendet anëtare që ende ndodhet nën vëzhgim dhe misioni i fundit në tetor të vitit të kaluar, i dy relatorëve për Shqipërinë, e pati çështjen e ndryshimeve në dy ligjet ?Për mediat audiovizive? dhe ?Për komunikimet elektronike?, një nga temat kryesore të takimeve që pati në Tiranë.

Vendimi për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias erdhi në një moment kur parlamenti ka nisur shqyrtimin e dekreteve të Presidentit Ilir Meta, i cili i ktheu pas ndryshimet e miratuara në fund të muajit dhjetor, ndërsa shumica nga ana e saj po këmbëngul t?i kalojë ato sërish pa i prekur.

Mbetet i paqartë nxitimi i shumicës për të kaluar me urgjencë këtë paketë, në një kohë kur dhe nga institucionet ndërkombëtare është theksuar se kthimi pas i ndryshimeve ligjore nga presidenti Meta duhet të shfrytëzohet si një mundësi për të bërë përmirësime.

Përfaqësuesi i OSBE-së për shtypin, Harlem Desir, bëri të qartë javën e shkuar, përmes një deklarate, se ?asnjë pjesë e legjislacionit të ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit?, duke theksuar se shpresonte se?rivotimi i ligjit do t?u hapë rrugën sqarimeve dhe përmirësimeve të mëtejshme të këtij ligji në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare?. Desir u shpreh gjithashtu se ishte i gatshëm të punojë me autoritetet shqiptare për përmirësimin e ligjit të shtypit, veçanërisht atyre pjesëve që lidhen me gjobat dhe parimin e proporcionalitetit siç parashikohet në ligjin ndërkombëtar?.

Të martën ndërkohë, dhe Komisioni Europian ju përmbajt qëndrimit të vet kritik. ?Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Europian mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës në rastin e ligjit të medias në Shqipëri.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Antishpifje#Venecia#TopChannel

Recommended