Raporti mbi korrupsionin/ IIK 2019: Shqipëria humb 7 vende, Kosova rënie por më mirë se ne!
  • 4 years ago
Shqipëria ka humbur 7 vende në Raportin e organizatës , Transparency International për sa i përket korrupsionit. Në vitin 2018 vendi ynë renditej në të 99-in, ndërsa sipas raportit të vitit 2019, Shqipëria renditet në vendin e 106 nga 180 shtete të përfshira në matjen e shkallës së korrupsionit në botë.  

Kështu ka ndodhur edhe me Kosovën e cila ka humbur 8 vende nga viti 2018, por ndryshe nga renditja e mëparshme, sipas Transparency International Kosova për 2019-ën, ishte më mirë se Shqipëria duke u renditur në vendin 101. Dy vendet që paraqiten në pozita të mira në rajonin tonë është Mali i Zi dhe Kroacia, përkatësisht në vendin e 66 dhe 63. Ndërsa Serbia ka rënë nga pozita 87 në pozitën 91.

Raporti që përfshinë 180 vende të botës përdorë një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar. Ndërkohë Shqipëria ka 36 pikë.

Më shumë se dy të tretat e vendeve , së bashku me shumë nga ekonomitë më të përparuara në botë , janë duke ngecur ose duke treguar shenja të prapambetjes në përpjekjet e tyre antikorrupsion, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2019 (I CPK) i lëshuar sot nga Transparenca Ndërkombëtare.

Më shumë se dy të tretat e vendeve shënojnë nën 50, me një rezultat mesatar vetëm 43. Që nga viti 2012, vetëm 22 vende kanë përmirësuar ndjeshëm rezultatet e tyre, përfshirë Estoninë, Greqinë dhe Guajanën. Njëzet e një kanë rënë ndjeshëm, duke përfshirë Australinë, Kanada dhe Nikaragua.

Hulumtimi tregon se katër vende të G7 shënojnë rënie nga vitin e kaluar: Kanada (-4), Francë (-3), Mbretërinë e Bashkuar (-3) dhe SH.B.A. (-2). Gjermania dhe Japonia nuk kanë parë asnjë përmirësim, ndërsa Italia fitoi një pikë.
Recommended