Report TV -Koncerti/Edukuan breza, ‘Tinguj mirënjohjeje’ për katër ish-mësues të Liceut Artistik
  • 4 years ago
Kritiku i artit John Ruskin thoshte se? ?Mirënjohja më e mirë për lodhjen e përkushtimin, nuk është ajo që ne marrim prej saj, por çka bëhemi falë saj?... Të ndihmosh të rinjtë e talentuar, të ringrihen pas dështimeve, të zhvillohen e prekin kulminacione artistike, suksesi, nuk është e lehtë, por respekti e dashamirësia në sytë e nxënësve të Liceut Artistik ?Jordan Misja?, rrëfen se ka nga ata pedagogë që ja kanë dalë... Për 4 ish- mësuesit e tyre, Zina Zdrava, Anita Vezulli, Elida LLupo dhe Riza Zdrava, që shkëputen nga Liceu, tregues suksesi është mbi të gjitha koncerti ?Tinguj mirënjohjeje?, ku nxënësit mbushin sallën ?Tonin Harapi? me magjinë e artit elitar.

?Është një koncert për kontributin e këtyre brezave, artistëve që në këtë lice kanë formuar artistët e rinj, ata që na përfaqësojnë sot brenda edhe jashtë vendit. Është një gjest shumë i vogël, krahasuar me punën e madhe që kanë bërë këta mësues në formimin e këtyre brezave të rinj. Por është bërë me dashuri të madhe. Është një nisëm që shpresoj të vijojë edhe në vitet pasardhëse, sepse mirënjohja ndaj punës së artistëve nuk shlyhet asnjëherë. Përpos gjithçkaje ata asnjëherë nuk do ta dalin në pension, sepse artisti s?del kurrë në pension, është gjithmonë i ri, por që u shkëputën nga liceu artistik ?Jordan Misja??, shprehet Valbona Gavelli, drejtoresha e liceut artistik ?Jordan Misja?.
Recommended