Lëvizja e rrallë e Papës/ Cakton menaxheren e parë grua në Sekretariat

  • 4 years ago
Në një lëvizje të paprecendentë, Papa Françesku caktoi një avokate italiane në një pozicion drejtues në zyrën më të rëndësishme të Vatikanit, sekretariatin shtetëror.


Është hera e parë që një grua merr një post të tillë në Selinë e Shenjtë. 66-vjeçarja Francesca Di Giovanni, do të jetë zëvendëssekretare për çështjet multilaterale, një rol që e ngarkon me përgjegjësinë të drejtojë dikasterin e koordinimit të marrëdhënieve të Vatikanit me OKB-në dhe organizata të tjera ndërqeveritare.

Papa argjentinas ka kërkuar me kohë që grave t?u jepen role më të mëdha vendimmarrëse në Selinë e Shenjtë dhe në Kishën katolike në përgjithësi. Për Di Giovanin, ky vendim në vetvete dëshmon vëmendjen që Françesku i kushton rëndësivlerësimit të femrës.

Ajo u pajtua plotësisht me qëndrimin e tij se gratë kanë disa aftësi të caktuara si paqeruajtëse, ndërmjetësuese shëruese.

? Shpresoj që edhe vetë fakti që jam grua mund të reflektojë pozitivitet për këtë detyrë, pavarësisht nëse disa zotësi të caktuara i gjen po kaq mirë edhe kolegët e mi meshkuj?, u shpreh ajo.

Ka disa gra të tjera në zyrat e Vatikanit, duke përfshirë nënsekretaren e kongregacionit të Vatikanit për urdhrat fetarë dhe dy nënsekretare në zyrën për laicizmin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Papa#Vatikani#TopChannel