Elbasan projekti i çarmatimit - (14 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Projekti i çarmatimit gati dhe në Elbasan. Janë mbledhur sot pushtetarët lokal, krerë të policisë dhe ushtrisë të prefekturës, për të diskutuar dhe startuar projektin më të madh të çarmatimit në vend. Ky projekt do jetë akoma dhe më i madh se ai i pari i kryer në Gramsh.

U ra dakort sipas dhe porosisë së specialistëve të huaj që armët e mbledhura të shkatërrohen nga ushtria. Por sipas drejtuesve administrativ të Elbasanit aksioni i çarmatimit edhe pse do të jetë më i madh se ai i Gramshit ndoshta nuk do të ketë rezultatë gjigande. Kjo për vetëfaktin se numri i armëve dhe municioneve ne duart e elbasanasve është më i vogël se ai i fqinjve të tyre.

Gjithashtu u kërkua që për realizimin mirë të këtij projekti të arrihet një bashkëpunim shumë i ngusht mes të gjitha institucioneve të prefenturës./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended